Policia apelon për shfrytëzim të rrugëve alternative për shkak të punimeve në segmentin Vushtrri-Stanovc

Policia apelon për shfrytëzim të rrugëve alternative për shkak të punimeve në segmentin Vushtrri-Stanovc

Policia e Kosovës në Mitrovicën Jugore u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës segmenti Vushtrri- Stanovc, t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, me qëllim të shmangies së  kolonave të gjata të automjeteve.


Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë se si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale, segmenti Mitrovicë-Frashër-Vushtrri- Prilluzhë me kyçje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas.

“Deri në sanimin e kësaj gjendjeje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë”, u shpreh Zahiti.

Lexo edhe

Video