Polici vret vëllaun e vet në fshatin Gushtericë të Graqanicës

Polici vret vëllaun e vet në fshatin Gushtericë të Graqanicës

Një person është vrarë në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Ndërsa, lidhur me rastin është arrestuar si i dyshuar një zyrtar policor.

 Vrasjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës, pa dhënë detaje tjera.


“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin .

Dyshohet se i dyshuari për vrasje dhe i vrari janë të komunitetit serbë.

Lexo edhe

Video