Polici kërkoi 50 euro ryshfet, dërgohet 48 orë në mbajtje

Polici kërkoi 50 euro ryshfet, dërgohet 48 orë në mbajtje

Një zyrtar policor është dërguar në mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”. Kurse, një qytetar i dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”, është procedoceduar në procedurë të rregullt.


Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar përmes rrugëve operative është  informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022, në udhëkryqin e rrugës “Lidhja e Prizrenit”, afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 euro (pesëdhjetë eurove) nga një i dyshuar  (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit) në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit. Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore te Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit, intervistimin e personave të involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të prokurorit kujdestar, zyrtari policor është  dërguar në  mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari i dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”, është procedoceduar në procedurë të  rregullt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, hetuesit e IPK-së dje kanë dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qytetarit për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”.

Lexo edhe

Video