Siç raportohet nga “ESPN”, mesfushorit të Manchester United dhe Kombëtares së Francës i është vjedhur medalja e Kupës së Botës.
Javën e kaluar ishte bërë e ditur se shtëpia e Pogbas ishte thyer nga disa hajdutë, ku brenda saj kishin qenë fëmijët e tij duke fjetur, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, tani mesfushori francez ka treguar se hajdutët në fjalë kanë vjedhur medaljen e tij të artë të Kupës së Botës kur shtëpia e tij ishte grabitur javën që lamë pas.
Mesfushori Paul Pogba së bashku me Kombëtaren e Francës arritën që të jenë triumfues në finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, në të cilën e mposhtën Kroacinë me rezultat final 4:2.