Pogba nuk do të largohet nga United

Pogba nuk do të largohet nga United

Gjigandi anglez Manchester United nuk do të hyjë në negociata në këtë janar me asnjë klub të interesuar në shërbimet e mesfushorit Paul Pogba, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Po ashtu, spekulohet që krerët e “Djajve të Kuq” do të refuzojnë çdo propozim për huazim ose marrëveshje ku Pogba mund të përfshihet në ndërrim me ndonjë lojtar tjetër, përcjell KosovaPress.


Dëshira e United qëndron e njëjtë që nga muaji korrik, që ylli francez të rinovojë kontratën e tij dhe të vazhdojë të ardhmen në stadiumin “Old Trafford”.

Në anën tjetër, Paul Pogba ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, por sipas spekulimeve pritet që mesfushori 28 vjeçar të përfundojë aventurën e tij me Manchester United këtë verë.

Këtë sezon, Pogba ka arritur të bëjë 13 paraqitje për United në të gjitha garat, duke regjistruar shtatë asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video