Paul Pogba thuhet se është në bisedime të avancuara për t'u bashkuar me Marseille në janar, pasi pezullimi i tij katërvjeçar u reduktua në 18 muaj. Pogba u dënua me katër vjet pezullim për shkak se rezultoi pozitiv në testin anti-doping në muajin shkurt, por kjo u reduktua në 18 muaj pasi mesfushori francez apeloi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Sipas CAS, Pogba nuk kishte ndërmend të gëlltiste substancën e ndaluar DHEA dhe është lejuar të rifillojë karrierën e tij futbollistike në mars 2025, megjithëse pritet që së shpejti të largohet nga klubi aktual JuventusI, përcjellë KosovaPress.
Bashkëatdhetari dhe miku i Pogbas, Patrice Evra, ka kërkuar tashmë që Marseille të nënshkruajë me mesfushorin. Një lëvizje në “Stade Velodrome” do ta shihte atë të ribashkohej me ish-bashkëlojtarin e Manchester United, Mason Greenëood.