Pochettino e dëshiron Agueron te PSG

Pochettino e dëshiron Agueron te PSG

Trajneri i ri me doemos e dëshiron transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt.

Mauricio Pochettino dëshiron ta transferojë yllin e Manchester Cityt Sergio Aguero tek Paris Saint-Germain, raporton agjenti i futbollit Bruno Satin për “Canal+”.


Satin ka thënë se top synimi i kësaj vere për Pochettinon do të jetë nënshkrimi me sulmuesin argjentinas, për ta kompletuar një repart bombastik në sulm, përcjell KosovaPress.

Me Neymar dhe Mbappe vazhdimisht duke u lidhur me transferime larg PSG, Aguero mund të jetë çelësi kryesor për përforcimin e sulmit të skuadrës franceze.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.