Po vazhdojnë trajnimet që forcojnë aftësitë për një narrativë pozitive dhe pa paragjykime
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Ka vazhduar sot sesioni I nëntë dhe I dhjetë I trajnimeve për të rinjtë e komuniteteve, raom, ashkali dhe egjiptian në kuadër të projektit  “Kundërshtimi i Stereotipeve Negative për Komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përmes Iniciativës Mediatike,” i cili po realizohet me mbështetje nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe zbatohet  nga Qendra për Inovacione dhe Zhvillim (CFID), në partneritet me agjencinë e lajmeve KosovaPress.

Ky projekt synon të fuqizojë të rinjtë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian duke i pajisur ata me aftësi dhe mundësi për të sfiduar stereotipet negative dhe për të ndihmuar në krijimin e një narrativi mediatik pozitiv dhe pa paragjykime për këto grupe. Pjesëmarrësit po zhvillojnë aftësi profesionale në gazetari, prodhim mediatik dhe videografi përmes trajnimeve të specializuara.

Aktualisht, është në vazhdim trajnimi për modulin e gazetarisë. Deri më tani,  janë mbajtur 10 sesione të modulit për gazetari, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy sesione të tjera, 11-ta dhe 12-ta, të cilat do të përfundojnë në fund të kësaj jave. Pas përfundimit të trajnimit, të rinjtë do të kenë mundësinë të vazhdojnë me praktikë profesionale në disa prej redaksive të mediave  të Kosovës, duke kontribuar në krijimin e përmbajtjeve që pasqyrojnë realitetin e komunitetit të tyre në një dritë pozitive.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024