Po me dhimbsesh Lugina ime

Po me dhimbsesh Lugina ime

Sa entuziazëm për zgjedhjet e djeshme. Sa urimi  e çka jo. Urimet nuk po të ndalen

Po Lugina ime ti po mbetesh aty ku je e shtypur ,pa të drejta  e mbi të gjitha siç po shihet po mbetesh vetëm ëndërr për tu bashkua  me  Kosovën.

Ikin edhe këto zgjedhje por ju si do te jetoni, punoni  e si do të ruani edhe qenien shqiptare në një shtet  fashist siç është Serbia.

Lugina ime asnjëherë sikur sot  nuk e keni rastin  ti bashkoheni Kosovës. Jo jo do të ikin vite  e ndoshta më kurrë nuk do të përmendin  juve vëllezërit e mi. Do të treteni sikur Çamëria e sotme, sikur Sangjaki i sotëm. E ne si gjithherë do të shkruaj nëpër libra  dukke përmendur kongreset se në këtë vit na u morën këto pjesë. Ne vetëm do të shkruajmë e nganjëherë edhe  do të qajmë. Ama kohë do e hajë gjithçka.

Lugina ime  shikoni Medvegjën si është bërë. Ska njerëz. Të gjithë kanë ikur ku kanë mundur.

Nesër ju do të mbeteni vetëm nëpër libra për studime të historianëve e ndonjë  gazetari hulumtues por asgjë më shumë.

Luginasit e mi sot kur po bisedohet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është moment historik që ju të ngrisni zërin dhe jo vetëm kaq. Ju duhet të jeni vetë Kosova. Patriotizmi juaj i sotëm është  bashkimi me Kosovën Nuk ka tjetër rrugë më të shenjtë.

Politikajt shkojnë e vijnë e ju duhet të punoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ata duhet të rriten në Kosovë.


Kosova ime  mos i lëreni për inate të brendshme dhe budallaki  shqiptare vëllezërit tanë të mbetën të harruar dhe të humbin identitetin që e kanë. Ata duhet ti bashkohen Kosovës sot se nesër është vonë.

Këto momente që po kalon Kosova duhet të gjejë rrugë që Luginasit ti bashkëngjiten vëllezërve të tyre.

Ju që po trumbetoni  patriotizëm të pa fre e pa kurrfarë ideje për shqiptarët në Ballkan e nesërmja do u mallkoj.Por ama edhe ky mallkim sa do të vlej kur Luginasit e mi do të tretën dhe do të mbetën vetëm për studime historike.

Nesër prap do të thoni edhe Nishi ka qenë i yni e po ashtu edhe Leskoci e çka jo.

Sot, unë nuk po përmendi historinë. Por diçka që është e prekshme Luginën e Preshevës.

Uashingtonit, Brukselit duhet të iu thuhet hapur dha pa ekuivokë se shqiptarët e Luginës janë pjesë e jona dhe me këtë përmbyllet historia e dhimbshme e shqiptarëve me Serbinë.

Zgjidhjet tjera janë shuarje dhe asimilim i shqiptarëve në luginë  dhe do të mbesin ëndërra të tyre për të iu bashkuar Kosovës.

Nuk përsëritet historia  e zgjidhjeve në përditshmëri.

Tavolinat ovale dinë të bëjnë zgjidhje dhe mos zgjidhje. Prandaj Kosova ime mos i leni vëllezërit tanë të robërohen për së dyti në histori.

Lexo edhe

Video

error: