Po kryenin shitblerjen e kokainës, arrestohen katër persona
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, konkretisht antidroga në Prishtinë, pas një hetimi një mujor ka arritur të arrestojë në flagrancë katër persona, të cilët janë hasur në veturën e tyre duke shkëmbyer substanca narkotike me para.

Në një komunikatë për media bëhen të ditura inicialet e personave të arrestuar, derisa thuhet se disave nga ta u është kontrolluar edhe vendi i banimit.

“Më 01.01.2022 rreth orës 15:10, ka zhvilluar një operacion policor me ç ‘rast në parkingun e një pompë të derivateve në Fushë Kosovë, në brendësi të veturës BMË ngjyrë e zezë, me targa vendore ka arrestuar në flagrancë katër (4) persona të dyshuar (A.B; A.M; F.A; dhe D.J) të cilët janë hasur duke shkëmbyer substanca narkotike me para”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se me këtë rast janë konfiskuar dy vetura, me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe katër telefonë.

“Gjatë arrestimit tek i dyshuari (A.M) janë gjetur një sasi e narkotikeve e llojit Kokainë me peshë prej 11.1 gramë të cilën e  kishte blerë nga i dyshuari tjetër (A.B), dhe tek i cili janë gjetur gjashtë qind e pesë dhjetë (650) Euro para të gatshme të cilat i kishte nga të dyshuarit që gjendeshin në automjet dhe tek këmbët i është gjetur një sasi e Kokainës me peshe prej 6.1 gramësh. Pas arrestimit të personave të dyshuar në konsultim me autoritetet e drejtësisë është bërë kontrollimi i banesës së të dyshuarit të lartcekur (A.B) e cila gjendej ne Fushë Kosovë ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: gjashtë (6) paketime të madhësive të ndryshme të mbushura me kokainë me peshë të përgjithshme prej (83.7 gram), 4150 Euro para të gatshme (që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e narkotikeve), një (1) peshore digjitale, gërshërë dhe pajisje të cilat i ka përdorur për paketimin e narkotikeve. Gjatë operacionit policor janë konfiskuar dy vetura: një BMË ngjyre e zezë, një Ford me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe katër (4) telefona celular”, thuhet po aty.

Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen mbajtje për procedura të mëtejme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024