“Po i vrisni gratë”, mbahet aksion simbolik për plagosjen e gruas në Fushë Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur aksion simbolik para stacionit policor në Prishtinë e po ashtu edhe para Prokurorisë së Shtetit, në muret e të cilave kanë shkruar “Po i vrisni gratë”.

Ky aksion u zhvillua pas plagosjes së gruas në Fushë Kosovë, të martën, ku i dyshuar është bashkëshorti i saj.

Sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, institucionet e shtetit janë fajtorë pse kjo dhunë nuk po ndalet, pasi personat e dyshuar nuk po dënohen me dënim maksimal.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminisit, ka kërkuar nga institucionet e shoqëria t’iu dalë në krahë grave.

Vetëm për një javë, një grua është vrarë nga burri i saj në Graçanicë dhe një tjetër ka tentuar ta vras gruan e tij në Fushë Kosovë.

https://kosovapress.com/plagosja-e-gruas-ne-fushe-kosove-prokuroria-del-me-detaje

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024