“Plisat” nuk pranojnë vendimin e FFK-së: Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet

“Plisat” nuk pranojnë vendimin e FFK-së: Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar sot skuadrën e Prishtinës që të gjitha ndeshjet e muajit tetor nuk do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak se fusha është në gjendje të rënduar.

Sipas këtij vendimi të FFK-së, Prishtina nuk do të luaj asnjë ndeshje në rolin e vendasit përgjatë muajit tetor në “Fadil Vokrri”, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, me këtë vendim nuk janë pajtuar tifo-grupi i prishtinasve, “Plisat”, të cilët kanë reaguar në “Facebook” duke cituar se stadiumi i Prishtinës është i yni dhe se ndeshjet do të zhvillohen brenda tij dhe jo në vende të tjera.


Po ashtu, në reagimin e “Plisave” thuhej se për çdo vendim tjetër të marrë, pasojat do t’i bartë FFK-ja.

“STADIONI I PRISHTINËS ËSHTË I YNI!

Jeni mësuar që disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kaluar, por këtë herë çdo lojë E PRISHTINËS do të zhvillohet brenda stadiumit të Prishtinës – aty ku i përket e aty ku e ka vendin!

Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet!”, shkruante në komunikatën e “Plisave”.

Lexo edhe

Video