“Plisat” kërkojnë shtatoren dhe sheshin e heroit Adem Jashari, hapet peticioni

“Plisat” kërkojnë shtatoren dhe sheshin e heroit Adem Jashari, hapet peticioni

Tifozët prishtinas dëshirojnë që heroit të kombit Adem Jashari t’i punohet shtatorja në kryeqytet.

Tifo-grupi i skuadrës së Prishtinës “Plisat”, kanë vendosur sot një tendë para shtatores së Skënderbeut, ku synojnë që të mbledhin sa më shumë nënshkrime, si dhe kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin për t’ia arritur qëllimit të tyre.

Peticionin i pari e hapi kryetari i “Plisave”, Kushtrim Ramadani, i cili kërkoi përkrahjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e po ashtu tregoi edhe vendet si opsione për ta ndërtuar shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ramadani: Qëllimi jonë është ta kemi edhe sheshin e Adem Jasharit.

Video:

“Ne si Plisa kemi shprehur gatishmërinë për vendosjen e një shtatoreje të Adem Jasharit në Prishtinë, e cila i mungon tash e 22 vite. Pra, ne si Plisa i kemi tri opsione ku i kemi menduar për me vendos shtatoren e Adem Jasharit. Është sheshi te Kuvendi Komunal që thirret Adem Jashari, ne si Plisa me pretekstin tonë, gjithmonë ne si Plisat, na pengon trekëndëshi që është përpara, me largu atë dhe me vendos Adem Jasharin, sepse Adem Jashari ka qenë dhe vazhdon me qenë një legjendar, një komandant i pavdekshëm. Adem Jashari e meriton me pas një shesh të tërë, me qenë një shesh komplet për Adem Jasharin, jo vetëm një shtatore, nuk e kemi qëllimin vetëm për ta vendosur një shtatore dhe ta përfundojmë. Jo, qëllimi jonë është ta kemi edhe sheshin e Adem Jasharit”, tha Ramadani.


Më pas si opsion të dytë, përfaqësuesi i “Plisave” tregoi që është përballë “Neëborn-it”, afër monumentit të “Heroinave”.

Ramadani: Heroi kombëtar mund të vendoset krahas monumentit të “Heroinave”.

Video:

“Opsioni i dytë është përballë ‘Neëborn-it’ ku janë ‘Heroinat’. ‘Heroinat’ në njërin krahë, kurse në krahun tjetër heroi kombëtar Adem Jashari”, tha Ramadani.

Opsioni i fundit ishte sheshi i ri që do të ndërtohet përballë katedrales në Prishtinë, ku do të ndërtohet parkingu nëntokësorë.

Sot është dita e parë e këtij peticioni të organizuar nga “Plisat” dhe nëse arrihet qëllimi i nënshkrimeve, ai do të dorëzohet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Lexo edhe

Video

error: