Plisat anulojnë aksionin e paralajmëruar

Plisat anulojnë aksionin e paralajmëruar

Plisat kanë lëshuar një njoftim në faqen zyrtare të tyre, duke shkruar se aktiviteti i paraparë për ditën e sotme është anuluar.

E gjitha kjo pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit, dhe masave të reja të marra nga ministria e shëndetësisë së Kosovës, shkruan KosovaPress.

“Njoftim me shkas. Për shkak të masave të reja të ndërmarra nga institucionet shtetërore lidhur me parandalimin nga pandemia COVID-19, ju njoftojmë se aksioni i paralajmëruar në faqen tonë zyrtare për ditën e sotme në Stadiumin e Qytetit ANULOHET”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Plisat.


Kjo tifozëri, pak ditë më parë kishte organizuar një aktivitet, ku nga ballkonet e banesave të tyre të banimit i kishin kënduar qytetit të tyre Prishtinës, pas hyrjesë në karantinë totale.

 

Lexo edhe

Video