Plani i “Dardanëve” për t’u shtrirë në gjithë Kosovën
Lexohet për: 2 min.
dardanet-origjinal
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Grupi i tifozëve të mbështesin Kombëtaren e Kosovës në futboll, të njohur si “Dardanët” kanë bërë të ditur se do të fillojnë punën për shtrirje në të gjithë Kosovën duke qenë të pranishëm përmes rekrutimit të përfaqësuesve të rinjë në shumicën e komunave të Kosovës.

“Me kënaqësi bëjmë të ditur vullnetin tonë për ta rritur përfaqësimin në qytetet e tjera të Kosovës, për të qenë sa më të pranishëm në çdo pëllëmbë të vendit me përfaqësues lokalë, që garantojnë shpërndarjen e biletave me rastin e ndeshjeve të kombëtares dhe organizimeve tjera”, thuhet fillimisht në njoftimin e “Dardanëve”, përcjellë KosovaPress.

Janë disa komuna në të cilat fillimisht do të nis të zbatohet plani i “Dardanëv”.

“Emrat e qyteteve ku dëshirojmë shtrirje të re janë: Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Istogu, Kamenica, Kaçaniku, Skenderaj, Theranda, Drenasi dhe Klina. Ju bëjmë thirrje të kontaktoni liderin tonë, Lulzim Berishën apo kryesinë e tifogrupit, nëse mendoni që ndonjëri nga ju në këto qytete ka autoritetin, besimin dhe reputacionin e nevojshëm për të qenë përfaqësues lokal. Nëse shprehni interesim, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe bisedojmë”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Ky është vetëm një paralajmërim paraprak në vazhdën e përgatitjeve për ndeshjet e shtatorit që kemi nisur t'i bëjmë. Edhe mërgata nuk do të jetë e përjashtuar. Se si jemi duke organizuar edhe në këtë segment do t'jua bëjmë të ditur pas pak kohësh. Ndërsa ndërkohë presim interesim nga ju, papërjashtim, që të jeni udhëheqësit e rinj modelë Dardanë në qytetet e renditura lart.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024