Plagosja në Viti, ndalohen tre persona
Lexohet për: 1 min.
PROKURORIA THEMELOR GJILAN
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar tre persona për 48 orë, të pandehurit N.H. dhe N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat vrasja e rëndë në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe A.B., për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Dyshohet se gjatë ditës së sotme, rreth orës 10:07 minuta, në Fshatin e Ri të Vitisë, të pandehurit  N.B. dhe A.B, janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri, të cilët për shkak të plagëve të marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran të Vitisë, prej nga janë transferuar në Spitalin Regjional në Gjilan, të cilët për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024