Plagosja me thikë në Prizren, policia arreston dy të dyshuarit e përfshirë dhe sekuestron një AK-47

Plagosja me thikë në Prizren, policia arreston dy të dyshuarit e përfshirë dhe sekuestron një AK-47

Policia në Prizren ka arrestuar V.Z., i lindur në vitin 2001 si dhe E.B., i lindur më 2002, si të dyshuar kryesorë për përfshirjen në një përleshje me armë të ftohta – thikë në orët e para të ditës së sotme.

Fillimisht, të dyshuarit të parë, V.Z., i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve që kishte në dorë, e më pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në vendngjarje po ashtu është gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një gëzhojë.

Personi i lënduar, në këtë rast i dyshuari, E.B. (2002) nuk është intervistuar ende për shkak se është në trajtim mjekësor. Ai gjendet në Emergjencën e Prizrenit në gjendje të rëndë.


Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të një ngatërrese të mëhershme, ku dyshohet se ka filluar si konflikt verbal dhe më pas ka përfunduar me përdorim të armëve.

Me vendim të prokurorisë kompetente ndaj dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Njësitë policore në Prizren janë duke kryer kërkimet për gjetjen e armës së ftohtë ( thikë) si dhe ekzaminime tjera forenzike per të siguruar prova tjera materiale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lexo edhe

Video