Plagosen me armë zjarri dy persona në Fushë Kosovë

Plagosen me armë zjarri dy persona në Fushë Kosovë

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth  orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti për KosovaPress.

Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.