Plagosen dy pejanë, u qëlluan në veturë

Plagosen dy pejanë, u qëlluan në veturë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë plagosur dy pejanë pasi të njëjtit nga persona të panjohur janë qëlluar derisa vetura me të cilën po udhëtonin ishte në lëvizje.

Policia e Kosovës bënë të ditur se si pasojë e kësaj viktimat janë lënduar.


“Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar. 

Lexo edhe

Video