Plagosen 25 ushtarë të KFOR-it në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

KFOR-i ka njoftuar se rreth 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë.

KFOR-I njofton se të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

“Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, njofton KFOR-i.

https://kosovapress.com/admin/policia-pese-te-arrestuar-te-lenduar-disa-ushtare-kfor-it-ne-veri/

Siç njofton  KFOR-i, sot pasdite njësitet e këtij misioni ushtarak janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapo zgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve.

Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024