Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Plaçkitet banesa e Icardit, i merren gjësende në vlerë prej 400 mijë eurosh

Plaçkitet banesa e Icardit, i merren gjësende në vlerë prej 400 mijë eurosh

Fundjavë e keqe për ish-sulmuesin dhe kapitenin e Interit, Mauro Icardi, aktualisht pjesë e PSG-së. Humbjes 3-2 përballë Lorientin (dy golat e Parisit i shënoi Neymar) i parapriu një ngjarje aspak e këndshme në banesën e tij.

Sipas “L’Equipe”, ndërsa 27-vjeçari ishte i grumbulluar për transfertën e Lorientit, shtëpia e tij u plaçkit nga hajdutët, të cilët kanë arritur të marrin sende me vlerë si bizhuteri, një orë të shtrenjtë dorë dhe veshje luksoze me vlerë rreth 400 mijë euro.


Ky ishte vlerësimi i parë i bërë nga policia, që ishte në pritje të kthimit të Icardit në banesë.

Me emërimin e Pochettinos trajner të PSG-së, pozitat e Icardit u forcuan, duke u shndërruar në titullar i padiskutueshëm.

Ai rezultoi vendimtar me një gol dhe një asist në Superkupën e Francës, kundër Marsejës si dhe ka shënuar edhe ndaj Brest dhe Montpellier. Gjithsesi, janari përfundoi në mënyrën më negative për Icardin. /TCH/

Lexo edhe

Video

error: