Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë dhe tre sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “974”, Kombëtarja e Zvicrës po barazon 2:2 me Serbinë, raporton KosovaPress.
Golat për “Helvetikët” i shënuan Xherdan Shaqiri (minuta e 20’) dhe Breel Embolo (minuta e 44’), kurse te serbët golashënues ishin Mitrovic (minuta e 26’) dhe Vlahovic (minuta e 35’).
Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja mes Kamerunit e Brazilit, ku të dy kombëtaret vazhdojnë drejt zhveshtoreve pa e gjetur golin.
Pjesa e parë:
Kameruni 0:0
Serbia 2:2 Zvicra