Pjesa e parë: Shqipëria në avantazh kundër Armenisë

Pjesa e parë: Shqipëria në avantazh kundër Armenisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Armenisë, ku nikoqirët hyjnë drejt zhveshtores në epërsi.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria po avancon 1:0 kundër Armenisë, raporton KosovaPress.


Golin e vetëm deri tani e shënoi sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka, i cili pas një asistimi fantastik nga Kristjan Asllani, shënon në minutën e 28’ për ta kaluar Shqipërinë në epërsi prej 1:0.

Pjesa e parë, 1:0 në favor të Shqipërisë.

Lexo edhe

Video