Pjesa e parë: Rezultatet aktuale kualifikojnë Spanjën e Gjermaninë

Pjesa e parë: Rezultatet aktuale kualifikojnë Spanjën e Gjermaninë

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Grupit E të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”, Kombëtarja e Gjermanisë po avancon me rezultat minimal 1:0 ndaj Kosta Rikës, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Serge Gnabry, i cili kaloi gjermanët në epërsi prej 1:0 me golin e tij në minutën e 10’.

Po ashtu, në epërsi prej 1:0 e gjen vetën edhe Spanja, e cila është duke e mposhtur Kombëtaren e Japonisë.


Alvaro Morata ishte golashënuesi i vetëm deri tani, i cili kaloi Spanjën në epërsi prej 1:0 në minutën e 11’ të ndeshjes.

Me këto rezultate aktuale, nga Grupi E sigurojnë kualifikimin tutje Spanja dhe Gjermania.

Pjesa e parë:

Japonia 0:1 Spanja

Kosta Rika 0:1 Gjermania 

Lexo edhe

Video