Pjesa e parë: Reali në epërsi ndaj Napolit, baras mes Interit e Benficas

Pjesa e parë: Reali në epërsi ndaj Napolit, baras mes Interit e Benficas

Ka përfunduar pjesa e parë në gjashtë ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Ligën e Kampionëve, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli gjendet në disavantazh 2:1 ndaj Real Madridit, raporton KosovaPress.

Golat për Realin i shënuan Vinicius Junior (minuta e 27’) dhe Jude Bellingham (minuta e 34’), kurse për Napolin shënoi Leo Ostigard në minutën e 19’ të ndeshjes.


Po ashtu, krahas kësaj përballje po luhet edhe ndeshja tjetër interesante mes Interit dhe Benficas, ku deri tani asnjëra skuadër nuk ka arritur ta gjejë golin.

Arsenali është duke barazuar 1:1 si mysafirë i Lens, ndërsa Manchester United po barazon 1:1 si vendas ndaj Galatasarayt.

Rezultatet e pjesëve të para:

Lexo edhe

Video