Pjesa e parë: Pa gola mes Marokut dhe Kroacisë

Pjesa e parë: Pa gola mes Marokut dhe Kroacisë

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Kombëtares së Marokut dhe asaj të Kroacisë.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”, Maroku dhe Kroacia ende nuk kanë arritur ta gjejnë golin, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0, raporton KosovaPress.


Pavarësisht rasteve nga të dyja kombëtaret, portierët sikurse Bounou i Marokut ashtu edhe Livakovic i Kroacisë arritën të mbajnë portat e paprekura.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni statistikat e pjesës së parë të ndeshjes mes Marokut dhe Kroacisë.

Lexo edhe

Video