Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Juventusit dhe Udineses, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 17 të Serie A.
Pas 45’ minutave lojë në stadiumin “Allianz”, Juventusi po barazon pa gola, respektivisht 0:0 me skuadrën e Udineses, raporton KosovaPress.
Të dy skuadrat regjistruan nga dy goditje drejt portës në këtë pjesë të parë, por që portierët, sikurse Szczesny i Juventusit ashtu edhe Silvestri i Udineses arritën të mbajnë portat e paprekura.
Pjesa e parë mbyllet e barabartë 0:0.