Pjesa e parë: Pa gola mes Izraelit e Shqipërisë, Zvicra në epërsi kundër Spanjës

Pjesa e parë: Pa gola mes Izraelit e Shqipërisë, Zvicra në epërsi kundër Spanjës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Kombeve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

E gjithë vëmendja qëndron te përballja mes Izraelit e Shqipërisë, ku pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bloomfield” ende nuk është gjetur goli, përcjell KosovaPress.

“Kuqezinjtë” regjistruan dy goditje drejt portës, në krahasim me futbollistët e Izraelit të cilët regjistruan vetëm një.

Po ashtu, krahas ndeshjes mes Izraelit e Shqipërisë po zhvillohet edhe një derbi tejet interesant, ku Zvicra ka hyrë drejt zhveshtores në epërsi prej 1:0 si mysafire e Spanjës.

Golin e vetëm të ndeshjes deri tani e shënoi mbrojtësi i Manchester Cityt, Manuel Akanji në minutën e 21’.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, i gjeni më poshtë.

Liga A


Republika e Çekisë 0:2 Portugalia

Spanja 0:1 Zvicra

Liga B

Izraeli 0:0 Shqipëria

Skocia 0:1 Irlanda

Serbia 2:1 Suedia

Liga C

Qipro 1:0 Greqia

Lexo edhe

Video