Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen sot në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadra e Malishevës është duke barazuar pa gola me Trepçën ’89, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, krahas takimit mes Malishevës e Trepçës ’89 po zhvillohet ndeshja mes Ferizaj e Drenicës, ku kjo e fundit e mbyll pjesën e parë në epërsi prej 1:0.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Agim Zeka, i cili kalon mysafirët në epërsi në minutën e 37’ të ndeshjes.
Pjesa e parë:
Malisheva 0:0 Trepça ‘89
Ferizaj 0:1 Drenica