Pjesa e parë: Llapi në epërsi ndaj Gjilanit, pa gola mes Dukagjinit e Fushë Kosovës

Pjesa e parë: Llapi në epërsi ndaj Gjilanit, pa gola mes Dukagjinit e Fushë Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi po avancon 2:0 ndaj Gjilanit, raporton KosovaPress.

Golat për skuadrën e Tahir Batatinës deri tani i shënuan Muhamet Hyseni (minuta e 18’) dhe Granit Jashari (minuta e 34’).

Ndërkaq, krahas takimit mes Llapit dhe Gjilanit po zhvillohet edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës.


Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, Dukagjini e Fushë Kosova ende nuk kanë arritur ta gjejnë golin.

Rezultatet e pjesës së parë:

Llapi 2:0 Gjilani

Dukagjini 0:0 Fushë Kosova

Lexo edhe

Video