Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligën angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli po avancon 3:1 kundër Southamptonit, ku po shkëlqen Darwin Nunez me dy gola të shënuar, raporton KosovaPress.
Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e Leeds United, e cila si mysafire po avancon 2:1 kundër Tottenhamit të Antonio Contes.
Ndërkaq, në disavantazh e gjen vetën skuadra e Evertonit, e cila po humbet 2:0 kundër Bournemouthit.
Rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligë i gjeni më poshtë.
Pjesa e parë:
Bournemouth 2:0 Everton
Liverpool 3:1 Southampton
Nottingham 0:0 Crystal Palace
Tottenham 1:2 Leeds United
West Ham 0:1 Leicester City