Pjesa e parë: Liverpooli e Roma në epërsi, Bayer Leverkuseni në disavantazh
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “epet ARENA”, Liverpooli po avancon 3:0 si mysafir i Sparta Prague, raporton KosovaPress.

Golat për “Të Kuqtë” i shënuan Mac Allister (minuta 5’) dhe Nunez (minuta e 25’ dhe 45+3’).

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe skuadra e Romës, e cila po e mposht 2:0 Brightonin.

Ndërkaq, Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos shkon në pushim i befasuar, pasi është në disavantazh 2:0 kundër Qarabag.

Rezultatet e pjesës së parë:

AS Roma 2:0 Brighton

Qarabag 2:0 Bayer Leverkusen

Sparta Prague 0:3 Liverpool

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024