Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Adush Muca” ende nuk është gjetur goli, ku Bylisi dhe Vllaznia po barazojnë 0:0, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje po zhvillohet edhe përballja mes Laçit dhe Kastriotit, ku nikoqirët gjenden në epërsi prej dy golave.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Vasil Shkurtaj në minutën e 16’, kurse epërsinë në 2:0 për Laçin e thelloi Sebastian Spahiu në minutën e 31’ të ndeshjes.
Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Bylisi 0:0 Vllaznia
Laçi 2:0 Kastrioti