Pjesa e parë: Kampioni në epërsi ndaj liderit, pa gola mes Lirisë e Malishevës

Pjesa e parë: Kampioni në epërsi ndaj liderit, pa gola mes Lirisë e Malishevës

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Superligës së Kosovës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit të Suharekës, Ballkani po avancon 1:0 ndaj Llapit, raporton KosovaPress.

Golin e epërsisë për kampionin e shënoi Nazmi Gripshi në minutën e 37’.

Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe përballja mes Lirisë dhe skuadrës së Malishevës.


Rezultati në stadiumin “Përparim Thaçi” nuk ka ndryshuar pas 45’ minutave lojë, ku qëndron i barabartë 0:0.

Rezultatet e pjesës së parë:

Ballkani 1:0 Llapi

Liria 0:0 Malisheva

Lexo edhe

Video