Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Allianz” mes Juventusit dhe Lazios, e vlefshme kjo për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, Juventusi hynë në pushim duke avancuar me rezultat minimal 1:0 ndaj Lazios, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm deri tani e shënoi mbrojtësi brazilian, Gelson Bremer, i cili kaloi “Zonjën e Vjetër” në epërsi prej 1:0 në minutën e 44’ të ndeshjes.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat 1:0 në favor të Juventusit.