Pjesa e parë/Interi në avantazh, Tottenham e Sporting luajnë baras

Pjesa e parë/Interi në avantazh, Tottenham e Sporting luajnë baras

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Kampionëve, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Doosan Arena”, Interi e gjen vetën në avantazh prej një goli kundër Plzen, ku si mysafirë po kryeson me shifrat 1:0, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi sulmuesi Edin Dzeko, i cili në minutën e 20’ kalon “Nerazzurët” në epërsi.

Në anën tjetër, krahas përballjes mes Plzen e Inter po zhvillohet edhe ndeshja mes skuadrës së Tottenhamit dhe asaj të Sporting Lisbonës, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0.


Skuadra e Antonio Contes ende nuk ka arritur ta gjejë golin në stadiumin “José Alvalade”, ku është duke e zhvilluar ndeshjen si mysafire kundër Sportingut.

Pjesa e parë:

Plzen 0:1 Inter

Sporting Lisbon 0:0 Tottenham

Lexo edhe

Video