Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Ekuadorit.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Khalifa International”, Holanda e gjen vetën në epërsi prej 1:0, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Cody Gakpo, i cili kaloi Holandën në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 6’ të ndeshjes.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat 1:0 në favor të Holandës.
Më poshtë mund të gjeni statistikat e pjesës së parë mes Holandës e Ekuadorit.
