Pjesa e parë: Holanda e Senegali në epërsi

Pjesa e parë: Holanda e Senegali në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Grupit A të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë dhe gjashtë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Khalifa International”, Senegali po udhëheq 1:0 ndaj Ekuadorit, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Ismaila Sarr, i cili nga penalltia në minutën e 44’ shënon për ta kaluar Senegalin në epërsi prej 1;0.

Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja mes Holandës e Senegalit, ku holandezët po avancojnë me rezultat minimal 1:0.


Ishte sulmuesi Cody Gakpo ai i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes deri tani, ku kaloi Holandën në epërsi prej 1:0 në minutën e 26’.

Pjesa e parë:

Ekuadori 0:1 Senegali

Holanda 1:0 Katari

Lexo edhe

Video