Pjesa e parë: Gjermania në disavantazh kundër Hungarisë, pa gola mes Italisë e Anglisë

Pjesa e parë: Gjermania në disavantazh kundër Hungarisë, pa gola mes Italisë e Anglisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Kombeve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena”, Gjermania e gjen vetën në disavantazh nga Hungaria, ku kjo e fundit po avancon si mysafire me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të kësaj pjese të parë e shënoi Adam Szalai në minutën e 17’ të ndeshjes, përcjell KosovaPress.

Krahas takimit mes Gjermanisë e Hungarisë po zhvillohet edhe derbi mes Italisë dhe Anglisë, ku të dy kombëtaret hyjnë drejt zhveshtoreve pa e gjetur ende golin.

Më poshtë mund të gjeni rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve që po zhvillohen në Ligën e Kombeve.  

Liga A


HT – Gjermania 0:1 Hungaria

HT – Italia 0:0 Anglia

Liga B

HT – Bosnja dhe Hercegovina 1:0 Mali i Zi

HT – Finlanda 1:0 Rumania

Liga C

HT – Bullgaria 2:1 Gjibraltari

Lexo edhe

Video