Ka përfunduar pjesa e parë në super derbin anglez mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.
Pas 45’ minutave lojë dhe pesë sosh shtesë në stadiumin “Tottenham Hotspur”, Tottenhami dhe Liverpooli po barazojnë 1:1, raporton KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Heung-Min Son, i cili kaloi Tottenhamin në epërsi prej 1:0 në minutën e 36’.
Ndërkaq, golin e barazimit për Liverpoolin e shënoi Cody Gakpo, i cili shënoi në minutën e 45+5’ për 1:1.
Po ashtu, Liverpooli gjendet me një lojtar më pak në fushë, për shkak të ndëshkimit me të kuq të Curtis Jones në minutën e 26’.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat 1:1.