Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Riza Lushta”, skuadra e Trepçës ’89 po barazon pa gola si vendase me Drenicën, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, krahas ndeshjes mes Trepçës ’89 e Drenicës po zhvillohet edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Malishevës, ku vendasit gjenden në epërsi 1:0.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Iljasa Zulfiu, i cili në minutën e 45+3’ shënon për ta kaluar Dukagjinin në epërsi prej 1:0.
Pjesa e parë:
Trepça ’89 0:0 Drenica
Dukagjini 1:0 Malisheva