Pjesa e parë: Drita në epërsi, tre gola mes Prishtinës dhe Dukagjinit

Pjesa e parë: Drita në epërsi, tre gola mes Prishtinës dhe Dukagjinit

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, Prishtina po avancon 2:1 ndaj Dukagjinit, raporton KosovaPress.

Krasniqi kaloi Prishtinën në epërsi 1:0 në minutën e 22’, ndërkaq Dukagjini barazoi me autogolin e Mujës në minutën e 30’. Kur shihej se pjesa e parë do përfundonte me këta dy gola, Prishtina gjen sërish epërsinë, kësaj radhe me autogolin e Basrit në minutën e 45+1’.

Ndërkaq, krahas këtij takimi po luhet edhe ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Dritës, ku kjo e fundit hyn në pushim në epërsi prej 1:0.


Golin e vetëm deri tani e ka shënuar Blerim Krasniqi në minutën e 33’.

Pjesa e parë:

Feronikeli ’74 0:1 Drita

Prishtina 2:1 Dukagjini

Lexo edhe

Video