Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Përparim Thaçi”, Liria dhe Drita po barazojnë pa gola 0:0, raporton KosovaPress.
Në fakt, Drita arriti të shënonte përmes Besnik Krasniqit e Almir Ajzerajt, por që golat e tyre u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.
Ndërkaq, situatë e njëjtë nuk është në ndeshjes mes Malishevës e Fushë Kosovës, ku kemi dy gola dhe një karton të kuq.
Malisheva kaloi në epërsi prej 1:0 në minutën e 23’ përmes Altin Aliut, kurse Fushë Kosova e barazoi rezultatin pas dy minutave, respektivisht në minutën e 25’ përmes Urim Statovcit.
Ndërkaq, me karton të kuq u ndëshkua Valmir Kutllovci në minutën e 26’.
Pjesa e parë:
Liria 0:0 Drita
Malisheva 1:1 Fushë Kosova