Ka përfunduar pjesa e parë në nëntë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Bundesliga, ndërsa e gjithë vëmendja është në vetëm dy prej tyre.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmundi gjendet në disavantazh 2:0 ndaj Mainzit, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, në epërsi prej një goli gjendet Bayern Munichu, që po avancon si mysafirë 1:0 ndaj skuadrës së Koln.
Siç qëndrojnë rezultatet e këtyre dy ndeshjeve, Bayerni do të shpallet sërish kampion i Bundesligas, dhe jo Dortmundi.
Ndërkaq, në disavantazh gjendet edhe skuadra e Bayer Leverkusenit, e cila po humbet 2:0 nga Bochumi.
Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë.
Borussia Monchengladbach 2:0 Augsburg
Bochum 2:0 Bayer Leverkusen
Borussia Dortmund 0:2 Mainz
Eintracht Frankfurt 0:1 Freiburg
Koln 0:1 Bayern Munich
RB Leipzig 2:1 Schalke
Stuttgart 0:0 Hoffenheim
Union Berlin 0:0 Werder Bremen
Wolfsburg 1:0 Hertha Berlin