Pjesa e parë: City e Chelsea në epërsi

Pjesa e parë: City e Chelsea në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligën angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea hynë drejt zhveshtores në epërsi minimale prej 1:0 kundër Wolverhampton, ku golin e vetëm e shënoi ylli gjerman, Kai Havertz.

Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja mes Manchester Cityt dhe Southamptonit, ku kampioni anglez gjendet në avantazh prej 2:0, raporton KosovaPress.

Po ashtu, në epërsi prej dy golave e gjen vetën edhe skuadra e Newcastle United, e cila është duke e mposhtur 2:0 Brentfordin.


Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve që po zhvillohen momentalisht në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Bournemouth 0:1 Leicester City

Chelsea 1:0 Wolverhampton

Manchester City 2:0 Southampton

Newcastle United 2:0 Brentford

Lexo edhe

Video