Pjesa e parë: Barcelona në disavantazh kundër Interit, Liverpooli në epërsi kundër Rangers

Pjesa e parë: Barcelona në disavantazh kundër Interit, Liverpooli në epërsi kundër Rangers

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi e gjen vetën në avantazh prej 1:0 kundër Barcelonës, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm në këtë pjesë të parë dhe të epërsisë për “Nerazzurët” e shënoi mesfushori Hakan Calhanoglu në minutën e 45+2’.

Po ashtu, në epërsi e gjen vetën edhe Liverpooli, i cili po udhëheq me rezultat minimal 1:0 si vendas kundër Rangers.

Trent Alexander-Arnold shënoi një super gol nga goditja e lirë për të dërguar në epërsi skuadrën e Jurgen Klopp në minutën e 7’.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve i gjeni më poshtë.


Ajax 1:3 Napoli

Club Brugge 1:0 Atletico Madrid

Eintracht Frankfurt 0:0 Tottenham

FC Porto 0:0 Bayer Leverkusen

Inter 1:0 Barcelona

Liverpool 1:0 Rangers

Lexo edhe

Video