Pjesa e parë: Ballkani në epërsi si mysafirë i Sivassporit

Pjesa e parë: Ballkani në epërsi si mysafirë i Sivassporit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Sivassporit dhe Ballkanit, ku ky i fundit hynë drejt zhveshtores në epërsi prej një goli.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Yeni 4 Eylül”, kampioni kosovar, Ballkani e gjen vetën në epërsi kundër Sivassporit si mysafirë me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Fredrik Ulvestad, i cili qysh në minutën e parë të kësaj përballje kalon vendasit në epërsi prej 1:0.


Ndërkaq, Ballkani u rikthye në lojë përmes super golit të Armend Thaqit, i cili barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 20’ të ndeshjes.

Por, suharekasit nuk u ndalën me kaq, ku edhe e përmbysën rezultatin kundër Sivassporit përmes golit të Arbër Potokut, i cili kalon Ballkanin në epërsi prej 2:1 në minutën e 31’.

Pjesa e parë, 2:1 në favor të Ballkanit.

Lexo edhe

Video