Pjesa e parë: Argjentina në epërsi kundër Australisë me golin e Messit

Pjesa e parë: Argjentina në epërsi kundër Australisë me golin e Messit

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Kombëtares së Argjentinës dhe asaj të Australisë.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ahmad bin Ali”, Argjentina gjendet në epërsi minimale 1:0 kundër Australisë, raporton KosovaPress.


Golin e vetëm deri tani e shënoi superylli, Lionel Messi, i cili në minutën e 35’ kalon Argjentinën në epërsi prej 1:0.

Po ashtu, për Messin ndeshja e sotme është jubilare (numër 1000), dhe superylli argjentinas e festoi atë me një gol tejet të bukur.

Rezultati i pjesës së parë, 1:0 ë favor të Argjentinës.

Lexo edhe

Video