Pjesa e parë: Amerika në epërsi kundër Iranit, pa gola mes Uellsit e Anglisë

Pjesa e parë: Amerika në epërsi kundër Iranit, pa gola mes Uellsit e Anglisë

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Grupit B të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Pas 45’ minutave lojë dhe pesë sosh shtesë në stadiumin “Al Thumama”, Kombëtarja e Amerikës po avancon me rezultat minimal 1:0 ndaj Iranit, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Christian Pulisic, i cili kaloi Amerikën në epërsi prej 1:0 në minutën e 38’ të ndeshjes.


Ndërkaq, krahas takimit mes Iranit e Amerikës po zhvillohet edhe ndeshja mes Uellsit e Anglisë, ku të dy kombëtaret ende nuk e kanë gjetur golin, ndërsa rezultati qëndron i barabartë 0:0.

Pjesa e parë:

Irani 0:1 Amerika

Uellsi 0:0 Anglia    

Lexo edhe

Video