Pjaniq dhe Coutinho në fushë, formacioni i mundshëm i Barcelonës ndaj Gironas

Pjaniq dhe Coutinho në fushë, formacioni i mundshëm i Barcelonës ndaj Gironas

Barcelona sonte nga ora 19:00 do t’i nënshtrohet një tjetër testi miqësor ku do të ballafaqohet me Girona para se të startojë edicioni i ri garues në La Liga.

Trajneri Ronald Koeman kërkon që të ketë edhe më të qartë idenë mbi skemën e lojës, si dhe lojtarët që janë më të përgatitur.


Philippe Coutinho pritet të startojë nga minuta e parë pas rikthimit në “Camp Nou”, derisa përforcimi i ri në mesfushë Miralem Pjaniq do të ketë rastin të dëshmohet.

Nga ana tjetër, startues rikthehet edhe kapiteni Lionel Messi, i cili do të duhet t’i harrojë të gjitha telashet që u krijuan mes tij dhe klubit mbi të ardhmen.

Ja formacioni i mundshëm i “Blaugranëve”:

Lexo edhe

Video

error: